×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli: Politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit duan Xhami të re

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Nisja e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta. Kanë shkruar edhe krerët e shtetit e të partive politike. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar që ka vendosur gurthemelin e objektit, derisa Isa Mustafa ka thënë se askujt nuk duhet t’i pengojë ndërtimi i një Xhamie të re meqë mbi 95 % e popullit në Kosovë janë myslimanë.

    Por komplet qëndrim tjetër ka bashkëpartiakja e Mustafës, Melihate Termkolli.

    Ajo thotë se në Kosovë ka më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e banorëve, derisa thotë se ndërtimi i një xhamie tjetër shtesë është në favor të politikanëve që ia kanë shitur shpirtin djallit.

    “Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami”, ka shkruar Termkolli.

    Sipas saj, Kosova është shumë më keq sesa ka propaganduar Serbia, duke thënë se tashmë është koha e zuzarëve dhe jo atdhetarëve.

    “Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve”, , ka përfunduar ajo./Express/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.