-->
×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Inteligjenca sociale, çfarë është dhe si ta rrisni atë

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Një individ që karakterizohet nga inteligjenca sociale është një person që arrin të kuptojë se si ndihen të tjerët dhe falë intuitës di se çfarë të thotë në situata të ndryshme.

    Mund të konsiderohet si “aftësi njerëzore”, por në fakt ajo çfarë vërtet zotërojnë këta njerëz njihet si inteligjencë sociale.

    Teoria e inteligjencës sociale u përhap për herë të parë nga psikologu amerikan Edward Thorndike në vitin 1920. Ai e përcaktoi atë si “Aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar burra dhe gra, djem dhe vajza, për të vepruar me mençuri në marrëdhëniet njerëzore.”

    Askush nuk lind me inteligjencë sociale, sepse kjo e fundit përfshin një grup aftësish të cilat individi i mëson me kalimin e kohës.

    Shenjat e inteligjencës sociale

    Dëgjimi efektiv: Një person që zotëron inteligjencë sociale nuk dëgjon thjesht për t’u përgjigjur, por i kushton vëmendje çfarë po thotë personi tjetër.

    Aftësi për të biseduar: Ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për të biseduar dhe mund të flasin absolutisht me të gjithë njerëzit. Kanë takt, përshtaten lehtë, janë me humor dhe mbajnë mend detaje rreth njerëzve, gjë e cila bën që biseda të jetë e këndshme.

    I kushtojnë rëndësi përshtypjes që lënë te të tjerët: Njerëzit inteligjentë socialë e konsiderojnë të rëndësishme përshtypjen që lënë te njerëzit e tjerë dhe kjo karakteristikë konsiderohet si një nga elementët më të ndërlikuar të inteligjencës sociale.

    Si të rrisni inteligjencën sociale

    Kushtojini vëmendje njerëzve që ju rrethojnë: Njerëzit inteligjentë socialë janë vëzhgues dhe i kushtojnë vëmendje njerëzve me të cilët rrethohen. Nëse shihni dikë që ka aftësi të mira për të ndërvepruar me të tjerët, përpiquni të shihni si sillen dhe çfarë thonë.

    Punoni për të rritur inteligjencën emocionale: Megjithëse e ngjashme me inteligjencën sociale, inteligjenca emocionale ka të bëjë më shumë me mënyrën sesi kontrolloni emocionet tuaja dhe se si lidheni me të tjerët. Një person emocionalisht inteligjent mund të njohë dhe kontrollojë ndjenjat negative, të tilla si zhgënjimi ose zemërimi, kur është në një mjedis të caktuar shoqëror.

    Respektoni dallimet kulturore: Kërkoni informacione për dallimet kulturore, në mënyrë që t’i kuptoni ato. Një person me inteligjencë sociale e kupton që të tjerët mund të reagojnë në varësi të edukimit dhe kulturës së tyre.

    Praktikoni dëgjimin aktiv: Zhvilloni inteligjencën tuaj sociale duke punuar në aftësitë e komunikimit – gjë që kërkon dëgjim aktiv. Kjo nënkupton se nuk duhet të ndërprisni të tjerët, por t’i dëgjoni ata deri në fund.

    Vlerësoni njerëzit e rëndësishëm në jetë: Njerëzit me inteligjencë sociale kanë marrëdhënie të thella me njerëzit që kanë kuptim për ta. Kushtojini vëmendje emocioneve të bashkëshortit/es dhe fëmijëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve. Nëse i injoroni njerëzit më të afërt, do ta keni të vështirë të lidheni me ta.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ndërsa ndihmat e diskutueshme nga ajri rifilluan në disa pjesë të Gazës të dielën, disa palestinezë folën për vështirësitë e tyre për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe...
    Lajme27 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës. Sipas VV-së, “Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.