×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet komisioni që synon të publikojë me “emër e mbiemër” përfituesit e privatizimit

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Sot për herë të parë do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Mbledhja e parë e këtij komisioni të formuar me kërkesën e PDK-së mbahet me fillim prej orës 11:00, ndërsa në rend ditë do te jetë konstituimi i komisionit dhe diskutim lidhur me aktivitetet e komisionit.

    Javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë.

    Deputeti Bedri Hamza, tha se PDK ka paraqitur këtë nismë të rëndësishme ligjore në mënyrë që ngjarjet që kanë ndodhur rreth privatizimit të bëhen publike, të vërtetat e të pathënat, por edhe të eliminohen paragjykimet që janë servuar qytetarëve të Kosovës./kp/

    “Kush privatizoi e kush përfitoi nga procesi i privatizimit në Kosovë, me emër e mbiemër të bëhen publike personat fizikë dhe juridikë, të lidhur me politikën, qofshin edhe politikanë, si dhe të specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit. Cila është lista e ndërmarrjeve të privatizuara deri më tani, cili është roli i qeverisë ndër vite të privatizimit”, deklaroi ai në seancën e votimit të këtij komisioni.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, u takua me Lazim Destanin, një personalitet me një vizion të gjerë dhe humanizëm...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se numri i turistëve në maj të vitit 2025 është 130.739, prej...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria e Administratës, ka marrë vendim që të punohet pa pauzë duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë që t’i suspendojë katër zyrtarë të saj, për dy raste të ndara, në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 17-vjeçare është nxituar në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Mësohet se e kanë shoqëruar vetë familjarët...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 36-vjeçar nga Kosova dhe një i akuzuar i dytë, 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerano-maqedonase e Veriut, ranë në prangat e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.