×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërkohen hetime rreth aferës së përgjimit të liderëve katalonjas pro pavarësisë

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Zëvendëskryeministri spanjoll, Pablo Iglesias, është bërë figura më e lartë politike në vend që ka bërë thirrje për hetime parlamentare rreth përdorimit të një softueri spiunues për të vënë në shënjestër të përgjimeve pjesëtarët e lartë të lëvizjes katalonjase pro pavarësisë, duke thënë se praktikat e tilla janë “të papranueshme në një demokraci”.

    Një hulumtim i përbashkët i së përditshmes britanike “The Guardian” dhe gazetës “El Pais” ka treguar se Roger Torrent, kryetari i Parlamentit katalonjas, dhe ish-ministri i Jashtëm rajonal, Ernest Maragall, janë në mesin e të paktën katër aktivistëve pro pavarësi që janë përgjuar përmes softuerëve izraelitë, për të cilit krijuesit kanë bërë të ditur se u janë shitur vetëm qeverive.

    Duke folur për “Guardian”, Iglesias ka thënë se shënjestrimi i figurave politike shkaku i bindjeve dhe qëndrimeve të tyre nuk mund dhe nuk do të duhej toleruar.

    “Për mua, përpos se është qartazi një çështje e drejtësisë, është kjo edhe një çështje politike”, ka thënë lideri i “Podemos”-it.

    “Këta njerëz që janë spiunuar, janë spiunuar për shkak të përgjegjësive të tyre politike dhe këtu kemi të bëjmë me kryetarin e Parlamentit katalonjas – pra, ky është një aspekt politik. Besoj se një komision parlamentar do të duhej t’i hetonte të gjitha instancat e përgjimit, të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, ngase kjo është pjesë e punës së spastrimit dhe rigjenerimit demokratik”.

    Ai ka thënë po ashtu se njerëzit në një demokraci nuk duhet t’i nënshtrohen përgjimit.

    “Një praktikë e tillë është e papranueshme në një demokraci”, ka thënë ai.

    Podemos dhe tetë parti të tjera majtiste apo nacionaliste, përfshirë Të Majtën Republikane katalonjase të Torrentit dhe Maragallit, kanë bërë thirrje tanimë për krijimin e një komisioni të ri parlamentar, me qëllim të hetimit të aferës së shënjestrimeve.

    Për një kohë goxha të gjatë, kundërshtarët e së djathtës në Spanjë kanë qenë në cak dhe janë njollosur për shkaqe politike, ka bërë të ditur Iglesias.

    “Kjo nuk duhet lejuar që të bëhet pjesë e së tanishmes; duhet të shikohet si një gjë e së kaluarës. Kur e kemi një situatë sikurse kjo tani, mendoj se duhet ndërmarrë hetime dhe unë kam besim të thellë në Ministrinë e Brendshme dhe forcat e sigurisë”, ka shtuar ai.

    Ministri spanjoll i Drejtësisë, Juan Carlos Campo, e ka quajtur çështjen si “shumë serioze” ndërsa ka shtuar se veprimet e shtetit janë të qarta, kur është fjala për nënshtrimin ndaj ligjit.

    Torrent dhe Maragall kanë paralajmëruar ngritjen e padisë ndaj Félix Sanz Roldán, shef i Qendrës Kombëtare spanjolle për Inteligjencës (CNI), pasi është zbuluar se telefonat e tyre janë përgjuar gjatë pranverës së 2019-s.

    “Aktet që kanë ndodhur përbëjnë shkelje të së drejtës penale…. shkelje të ndërhyrjes së paautorizuar në privatësi dhe spiunazhit kompjuterik apo përgjimit të paligjshëm”, kanë bërë të ditur Torrent dhe Maragall në një deklaratë të përbashkët.

    Ministria e Brendshme ka hedhur çdo akuzë duke pretenduar se as kjo ministri dhe as policia apo “Guardia Civil” kurrë nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie me kompaninë që ka zhvilluar softuerin.

    Ndërkaq CNI ka njoftuar se ka vepruar “në përputhje të plotë me sistemin ligjor dhe në respektim të tërësishëm të ligjeve në zbatim”.

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.