×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu në AKSP, ndjek nga afër trajnimet e kadetëve policorë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike po vazhdon trajnimi profesional i kadetëve të Policisë së Kosovës, të gjeneratës së 55-të, i cili ishte ndërprerë në mars për shkak të përhapjes së koronavirusit. Është vendosur që trajnimi të bëhet online në pjesën e teorisë, ndërsa pjesa praktike operative po zhvillohet me numër të vogël të kadetëve.

    Praktikat profesionale operative, kadetetët në Akademinë Policore të Kosovës po i zhvillojnë në një mënyrë jo të zakonshme.

    Ata po mblidhen në numër të vogël për të ndjekur trajnimin me qëllim të mbrojtjes nga Covid-19. Ndërsa mësimi online aty po zhvillohet rregullisht.

    Me krejt këto është njoftuar për së afërmi sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para së cilit, kadetët demonstruan përdorimin e armës, në dhomën simulative për trajnime me armë zjarri.

    Ata kishin përgatitur për ministrin një seancë trajnimi me armë zjarri në vendimmarrje.

    Burgja: Pas trajnimeve, kadeti merr vendim a të përdorë armën

    “Çka do të thotë vendimmarrje, aty është vendimi ku kadeti në bazë të instruksioneve që i ka pasur nga ligjëratat pas një jave të trajnimit merr vendim a me përdorë forcën vdekjeprurëse, armën, ajo shkon në formë profesionale”, shpjegoi përgjegjësi për pajisjet dhe trajnimet, Enis Burgja.

    Ndërsa instruktori Arben Rrustemi tregoi se kadetët policor aftësohen në përdorimin e armës së zjarrit, në teori dhe praktikë.

    Rrustemi: Kadetët policorë aftësohen për përdorimin e armës së zjarrit

    “Njësia për armë zjarri mban trajnime dhe aftëson kadetët policorë në përdorimin e armës së zjarrit, në pjesën teorike por edhe pjesën praktike, ndërsa si pajisje e përdorim po ashtu për t’i aftësuar kadetët fillimisht për përdorimin e armës, njohjen mbi të. Pas aftësimit për një periudhë vazhdojmë me pjesën e skenarëve për vendimmarrje”, tha ai.

    Përveç kësaj, ministri Agim Veliu takoi menaxhmentin e akademisë.

    Veliu: Në Akademinë Policore po punohet, kadetët do të dalin të suksesshëm

    “Unë e vërejta se këtu është duke u punuar mjaftë edhe përmes platformave të ndryshme online për pjesën teorike, por edhe për pjesën praktike këtu, pata rast të takohem me kadetët e rinj, u dëshirova sukses në punën e tyre dhe jam i bindur që ata do të arrijnë edhe përkundër këtyre vështirësive që na i imponon Covid-19, do të arrijnë t’i përmbushin me sukses punët dhe detyrat e tyre në mënyrë që t’i presim sa më shpejtë të dalin atje ku e kanë vendin dhe ku do të angazhohen”, tha ai.

    Drejtori i Akademisë së Kosovës për Sigurisë Publike, Ismajl Smakiqi tha se trajnimi profesional i kadetëve të Policisë së Kosovës po vazhdon online, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit, ku është pezulluar mësimi në shkolla e universitete.

    Smakiqi: Trajnimi i ndërprerë në mars po vazhdon online për kadetët e Policisë së Kosovës

    “Është duke u zhvilluar trajnimi profesional i kadetëve të Policisë së Kosovës, gjeneratës 55, siç e dini më 12 mars është ndërpre në javën e 18 ky trajnim për shkak të marrjes së vendimit të qeverisë për ndërprerjen e procesit arsimor, dhe ne që atëherë e ndërpremë, kemi hezituar si të fillojmë, meqenëse kadetët përveç mësimeve të drejtpërdrejta kanë edhe praktika profesionale, operative, dhe në fund vendosëm që të vazhdojë trajnimi online për ketë pjesën teorike, kurse kjo pjesa praktike t’i kthejmë kadetët në një numër shumë më të vogël në mënyrë që të jenë të mbrojtur”, tha ai.

    Ai tha se akademia ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse kundër infektimit me Covid-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.