×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja po vazhdon ta intervistojë Presidentin Thaçi edhe pas 5 orësh

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Presidenti Thaçi tash e pesë orë është duke e vazhduar intervistimin në Prokurorinë Speciale për ditën e tretë radhazi.

    Sot është dita e tretë e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Thaçi ka hyrë në objektin e Speciales në ora 13:00 dhe intervistimi është duke vazhduar tash e pesë orë.

    Thaçi të hënën dhe të martën ka qëndruar përreth gjashtë orë brenda Gjykatës Speciale ku edhe është intervistuar.

    Dje, presidenti Thaçi pas daljes nga Gjykata nuk u prononcua për media, ndryshe nga dita e hënë ku pas daljes nga intervistimi tha se “ishin bërë vetëm këmbimet e teknikaliteteve midis avokatit dhe prokurorit të Hagës”.

    Më 24 qershor 2020 në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar publikuan një aktakuzë me dhjetë pika kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Kjo aktakuzë ishte dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara më 24 prill 2020./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.