×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas mbylljes së shkollave, fëmijët afganë punojnë në fushat e drogës

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Në provincën Badakhshan të Afganistanit, është rritur numri i fëmijëve që po punojnë në fushat e mbjellura me bimë nga të cilat prodhohet droga. Kjo dukuri ka ardhur si pasojë e mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.

    Një fëmijë 10-vjeçar afgan shihet duke punuar në këto fusha me babanë e vet. I pyetur nga gazetari se çfarë bën aty, djaloshi përgjigjet: “Unë mbledh opium.” Më pas, ai pyetet se sa paguhet në ditë për këtë punë dhe përgjigjet: “50 afganë” (rreth 57 centë).

    Si ai janë duke punuar edhe shumë fëmijë të tjerë afganë. Një djalosh tjetër tha: “Unë jam në klasën e gjashtë, por shkollat këto ditë janë mbyllur dhe unë nuk kisha punë. Për këtë arsye, erdha këtu për të mbledhur opium në fushat e fqinjëve. Unë vij nga një familje e varfër. Ne nuk kemi tokë tonën.”

    I pyetur se sa fiton gjatë ditës, djaloshi i paidentifikuar tha: “Unë i mbledh 20 gramë opium dhe i shes për 100 afganë (1.13 dollarë) dhe i shpenzoj për nevojat e përditshme të familjes”, shtoi ai, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

     

     

    Në këto fusha u panë duke punuar edhe disa vajza. “Edhe unë jam në klasën e gjashtë, por për shkak se shkollat janë mbyllur, unë vij këtu me babanë për të mbledhur opium. Ai m’i jep 20 ose 30 gramë në ditë dhe unë e shes”, tha një vajzë.

    Të rriturit thonë se i kultivojnë këto bimë, sepse bimët e tjera nuk sjellin fitim. “Unë jam një njeri i varfër. Nuk kam tjetër mundësi. I sjell këto gra dhe vajza për të më ndihmuar për të mbledhur opium”, tha Saleh Mohammad.

    I pyetur se a frikësohet që fëmijët mund të bëhen të varur nga opiumi, ai tha: “Jo, ata nuk e përdorin atë, vetëm e shesin dhe i marrin të hollat.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.