×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Eliminimi i kafeinës mund t’ju ndihmojë ta përmirësoni gjumin

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Një gjumë cilësor është thelbësor për ruajtjen e përqendrimit dhe produktivitetit, shmangien e shtimit në peshë dhe uljen e rrezikut për të marrë një sëmundje të zemrës.

    Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tonë mendor dhe fizik. Fatkeqësisht, shumë njerëz luftojnë me pagjumësinë ose thjesht nuk mund të bëjnë gjumë cilësor.

    Michael Pollan, krijuesi i audios unike të quajtur “Kafeina”, pretendon se shmangia e kafeinës është çelësi i një gjumi të mirë. Ai shpjegon se çdo person ka shumë kafeinë në rutinë dhe se derisa njerëzit të zbresin kafeinën, nuk e vërejnë se sa e zakonshme është ajo gjendje.

    Pollan shpjegon se kafeina është një ilaç që ne përdorim çdo ditë. Asnjëherë nuk e kemi konsideruar si ilaç, por realiteti është që kafeina shkakton varësi.

    Për të treguar se si kafeina prek njerëzit, ai vendosi ta linte atë për tre muaj. Në fillim të eksperimentit të tij, ai u ndje keq dhe humbi vetëbesimin. Ai ndjeu sikur nuk mund të përqendrohej.

    “Pas dy ditësh, unë flija si adoleshent përsëri. Ishte fantastike të kishe këtë gjumë të thellë e të mbushur nga ëndrra”, thotë Michael. Gjatë eksperimentit të tij tremujor, Michael zëvendësoi kafenë e tij të preferuar me shumë mente dhe çaj kamomili.

    Në lidhje me efektet e verës dhe alkoolit tjetër, ai thotë: “Një sasi e vogël e verës nuk është problematike, por kur kam më shumë se dy gota, bëhet problematike”.

    Në fund të hulumtimit të tij, Michael u kthye në rutinën e tij të përditshme të kafeinës. Kur piu filxhanin e parë të kafesë, pas tre muajsh, u ndje pak euforik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.