×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk akrediton disa kolegje private

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Tetë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces të akreditimit institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

    Të gjitha janë kolegje private.Kryetari i Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Gazmend Luboteni, në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën, tha se këto institucione nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj në vitin akademik 2020/2021 në asnjë program studimi.

    Në mbledhjen e fundit të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim është marrë vendim për mos akreditim për tetë institucione të arsimit të lartë. Sipas tij, nëse një institucion për herë të dytë radhazi nuk e merr akreditimin atëherë e humb licencën.

    “Disa institucione (kolegje private) nuk kane marrë akreditim institucional dhe nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj në vitin akademik 2020/2021 në asnjë program. Nëse për herë të dytë radhazi institucioni i njëjtë ka dështuar në akreditimin institucional, ky institucion e humb licencën. Institucionet e arsimit të lartë që kanë dështuar në akreditim, mund të parashtrojnë ankesë”, tha Luboteni.

    Ai theksoi se Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendimin e ka marrë bazuar në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë.“Duhet pasur parasysh faktin se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë bazohet në vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë, që kanë përvojë të konsiderueshme në fushën e akreditimit”, tha ai.

    Institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë akreditim institucional janë Kolegji Dukagjini, Kolegji Fama, Iliria, Pjetër Budi, Kolegji Tempulli, Arbëria, Biznesi edhe Kolegji Universi.Institucionet e arsimit të lartë që kanë marrë akreditim institucional janë pesë universitete dhe një kolegj privat.

    Bëhet fjalë për Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universitetin e Pejës, Universitetin e Prizrenit dhe Kolegjin UBT në Prizren dhe Ferizaj.Procesi për akreditim institucional për këtë vit ka përfunduar, ndërkaq tashmë ka nisur procesi për akreditimin e programeve studimore. /RTK/

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e mediumit britanik BBC. Kurti edhe njëherë solli në kujtesë agresionin e Serbisë...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, Igor Bandoviq, vlerëson se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është...
    Kronika30 Prill 2024
    Valmir bossi’ ёshtё arrestuar nga Policia nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Ai pas intervistimit është ndaluar pёr 48- orё. Kështu kanë konfirmuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Tash e disa ditë, mediat në vend po raprtojnë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësuesi i...
    Lajme30 Prill 2024
    Rreth 1 mijë mësimdhënës e punëtorë tjerë do të jenë nesër në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth çështjes së dinarit. Ajo...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë, raporton Front Online....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.