×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbështetja e PDK-së ndaj qeverisë Hoti pritet të kurorëzohet me bashkëqeverisje

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Votimi i rishikimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës e vuri në pah mbështetjen e PDK-së karshi qeverisë Hoti. Përkitazi me këtë, përfshirja e PDK-së në qeverinë e kryesuar nga LDK-ja, po shihet të jetë e pashmangshme në periudhën aktuale politike.

    Mungesa e numrave në Kuvend të shefit të ekzekutivit, Avdullah Hotit dhe propozim-aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit po konsiderohet nga njohësit politikë si ndër arsyet e përfshirjes së partisë të këtij të fundit në qeveri. Derisa modalitetet e përfshirjes së PDK-së në ekzekutiv po ndërlidhet dhe me marrjen e postit të presidentit.Një mundësi të tillë po e sheh si jo të befasishme, analisti politik, Albinot Maloku, i cili për KosovaPress, thotë se ky bashkëpunim do të konkretizohet.

    “Ky bashkëpunim me siguri që mund të jetë i konkretizuar si pasojë e vullnetit palëve, por edhe si pasojë e mos fuqisë politike brenda Kuvendit të Kosovës të qeverisë aktuale. Ju e dini shumë mirë që qeveria aktuale ka 61 deputetë, shto situatën që ndodhi më përpara ngeli në 58 deputetë në kuptimin e mundësisë dhe forcës politike për të shtyrë ligje ose të ngjashme.

    Këtë rrafsh mundësia për të pas një koalicion shtesë pas koalicionit aktual mes LDK dhe PDK-së nuk do të kishte me qenë në asnjë formë befasi”, thotë ai.E përfshirjen e PDK-së në koalicionin qeverisës e sheh edhe njohësi tjetër politik, Krenar Shala. Ai thotë për KosovaPress, se qëllimi i partisë opozitare është shmangja e zgjedhje në këtë periudhë kohore.

    “Kemi të bëjmë me një situatë pas aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së. Situata ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe tashmë është evidente që PDK-ja do të tentojë t’i bashkohet qeverisë me çdo kusht në mënyrë që të shmangen zgjedhjet sepse ato shkaktojnë frikë të madhe për partitë e vjetra…gjasat janë shumë të mëdha që PDK-ja të pajtohet në qeveri pa kushte, pra pa asnjë kushte”, thotë ai.

    Ndërkaq, drejtoresha e CiviKos, Donika Emini konsideron se nëse PDK-ja do të përfshihet në qeveri, automatikisht do të diskutohet pozita e të parit të shtetit.“Duke i marrë parasysh rrethanat dhe manovrat politike në Kosovë besoj që kjo do të ishte lehtë e besueshme.

    Sa do të ishte legjitime ajo qeveri është një problem tjetër sepse po bëhet rokada e dytë brenda një viti duke rrëzuar një qeveri, formuar një qeveri të re pasuar mandatin tek partia e dytë, pastaj po zgjerohet për t’iu përshtatur një agjende politike në nivel ndërkombëtar…konsideroj se nëse ka përfshije eventuale të PDK-së normalisht që do të diskutohet pozita e presidentit”, thotë ajo.

    KosovaPress ka tentuar të marrë qëndrimet e dy partive për një bashkëqeverisje të mundshme, mirëpo përkundër insistimit në PDK dhe LDK nuk kanë pranuar të deklarohen.Ndërkohë, një bashkëpunim të tillë, tërthorazi e kërkoi edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa disa ditë më parë, i cili tha se Kosova ka nevojë për qeveri stabile dhe forcim të shtetit.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.