×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mizoria e Srebrenicës peshon rëndë në ndërgjegjen ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës duke thënë se ende nuk është vënë plotësisht drejtësi për gjenocidin tronditës që ndodhi 25 vjet më parë në Bosnje e Hercegovinë.

    Ai tha se kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjen ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

    “Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje. Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND)”.

    Statusi i plotë:

    “Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.

    Kjo është fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.

    Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.
    Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar.

    Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje.

    Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND).

    Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

    Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.
    Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.