-->
×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami: Do t’i përkrahim prodhuesit vendor

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Bashkim Osmani. Në takim u diskutua për situatën ekonomike në vend si dhe për politikat e Qeverisë së Kosovës për nxitjen e prodhimit vendor.

    Në komunikatën ministrore thuhet se ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në adresimin e sfidave ekonomike, dhe në këtë kuadër, Qeveria ka paraparë një sërë masash që synojnë nxitjen e aktivitetit prodhues në vendin tonë, nënvizoi ajo.

    Bajrami potencoi se vendimi i djeshëm i Qeverisë Hoti për uljen e normës së tatimit të akcizës në lëngje është veprim që ilustron përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e prodhimit vendas.

    Bajrami shtoi se do të vazhdojnë ta përkrahin sektorin prodhues me masa nxitëse duke qenë të vetëdijshëm që rritja e aktivitetit prodhues ndikon në krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

    Në anën tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës falënderuan Ministren Bajrami për përkrahjen e prodhuesve vendorë, e sidomos për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës në lëngje, vendim ky që i ndihmon prodhuesit vendorë në këtë kohë të përpjekjeve të gjithmbarshme për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Ministri në detyre i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga ky muaj e tutje shërbyesit publik që punojnë në organizata buxhetore...
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Fabrika Ambrella nga Kumanova, prodhuesi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i roletave ekskluzive nga alumini me licencë zvicerane, realizoi një vizitë në...
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 12:00. Sipas njoftimit...
    Të tjera
    Lajme29 Korrik 2025
    Alban Zogaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur për “Front Online” se partia e tij është në pritje të aktgjykimit...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë. Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800...
    Lajme29 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar nga policia në Suharekë pasi që gjatë kontrollit mjekësor tek një grua, janë vërejtur shenja dhune fizike të...
    Lajme29 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka deklaruar për “Front Online” se PDK nuk do të nxjerrë qëndrime zyrtare lidhur...
    Kronika29 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës. Një foshnje e porsalindur është dërguar pa shenja jete...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.