×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-mësuesja që përdhunoi 12-vjeçarin dhe u martua me të, vdes në moshën 58 vjeç

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Mary Kay Letourneau, ish-mësuesja e shkollës së mesme në Seattle, e cila u dënua për përdhunimin e një studenti, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare për shkak të kancerit.

    58-vjeçarja ndërroi jetë në shtëpi të hënën pas një beteje disa mujore me kancerin e zorrës së trashë.

    Letourneau u bë kryefjalë e mediave në vitin 1997, ku u zbulua marrëdhënia seksuale me një nga studentët e saj 12-vjeçar, Vili Fualaau.

    Letourneau, një nënë e katër fëmijëve në atë kohë, së pari u takua me Fualaau kur ai u fut në klasën e dytë në vitin 1992, por ata filluan marrëdhënien  e tyre seksuale katër vite më vonë , kur ai ishte 12 vjeç.

    Në vitin 1996, pasi mbaroi viti shkollor, dyshja u regjistruan në klasa verore në të njëjtin kolegj të komunitetit dhe filluan të kalojnë më shumë kohë së bashku.

    Një ditë pas mësimit, dyshja dolën për darkë. Në një intervistë të dhënë në vitin 2018, Fualaau kujtoi se pasi përfunduan darkën ai i kërkoi të puthte Letourneau brenda makinës së saj, e cila pranoi.

    Letourneau atëherë bëri seks me Fualaau për herë të parë, kur burri i saj, Steve Letourneau, ishte jashtë qytetit.

    Rreth orës 1:20 e mëngjesit, më 19 qershor 1996, policia i gjeti të dy në makinën e parkuar në Des Moines Marina. Mësuesja kaloi direkt në sediljen e parë ndërsa Fualaau bëri sikur ishte duke fjetur.

    Ata u dërguan në komisariat, por nuk u mor asnjë veprim ndaj tyre.

    Sidoqoftë, marrëdhënia e tyre u zbulua në shkurt të 1997, kur Steve Letourneau gjeti letrat e dashurisë që dyshja i kishin shkruar njëri-tjetrit. Ai u përball me Fualaau, duke i kërkuar që t’i jepte fund marrëdhënies përndryshe ai do t’i informonte prindërit e tij.

    Një nga të afërmit e Steve kishte paralajmëruar autoritetet e shkollës për marrëdhëniet e tyre dhe Letourneau u arrestua me akuza ligjore për përdhunim.

    Steve i kërkoi divorcin dhe mori kujdestarinë e plotë të katër fëmijëve të tyre dhe e transferoi familjen në Alaska.

    Letourneau fillimisht u dënua me tre muaj burg si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajit në nëntor 1997, në të cilën ajo ra dakord të mos ketë më asnjë kontakt me Fualaau. Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e ish-studentit të saj në kohën e dënimit të saj. Megjithatë, menjëherë pas lirimit të saj nga burgu, ajo u gjet edhe një herë duke bërë seks në një makinë me Fualaau më 3 shkurt.

    Ajo u dënua me burg për 7 vite nën akuzat e dhunimit të fëmijëve të shkallës së dytë. Mësuesja lindi fëmijën e dytë të Fualaau ndërsa ishte në burg. Fualaau ende nuk kishte mbushur 15 vjeç.

    Pas lirimit nga burgu, Fualaau, i cili ishte atëherë i rritur, bëri kërkesë në gjykatë që të hiqeshe urdhri që e ndante të kishte kontakt me të.

    Letourneau dhe Fualaau tronditën edhe një herë botën kur ata vendosën të martoheshin në 2005. Ata qëndruan të martuar për 12 vjet, derisa Fualaau bëri kërkesë për divorc në vitin 2017. Edhe pse ishin në proces ndarje ata vazhduan të jetonin bashkë me dy vajzat e tyre Georgina dhe Audrey.

    Pavarësisht përpjekje për t’u pajtuar, çifti përfundoi lidhjen e tyre në shkurt të vitit të kaluar dhe filluan të jetojnë të ndarë.

    Sipas të afërmëve të tyre, edhe pas ndarjes ata nuk e urrenin njëri-tjetrin dhe kishin ngelur miq.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.