×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Me çarçaf të improvizuar si litar, dy shtetas turk ikin nga karantina në Shkup

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Me çarçaf të improvizuar si litar, në mes dy kateve në “Hotel Vip”, dy shtetas të Turqisë mbrëmë kanë ikur nga karantina shtetërore e Maqedonisë.

    Njëri prej tyre ka qenë pozitiv me coronavirus, ndërsa kanë arritur të ikin pas tre ditëve qëndrim në karantinë shtetërore.

    Bëhet fjalë për emigrant nga Turqia, të cilët akoma janë në arrati. Ata u vendosën në karantinë pasi më 5 korrik u sollën nga kalimi kufitar “Bogorodica” dhe njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19.

    Nga MPB e kanë konfirmuar këtë rast dhe thonë se ikja e tyre është denoncuar mbrëmë rreth orës 22:30.

    “Më 08.07.2020 rreth orës 22:30 në SPB Shkup është denoncuar se nga karantina shtetërore në Shkup është vërejtur çarçaf në mes dy kateve, i improvizuar si litar dhe pas kontrolleve, zyrtarët e SPB Shkup kanë konstatuar se A.J (22) dhe J.B (24) nga Turqia nuk kanë qenë në dhomat e tyre”, thonë nga MPB.

    Akoma mbetet e hapur se si sigurimi policor nuk i ka vërejtur gjatë ikjes dy shtetasti turk.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga homologu i tij gjerman, Markus Söder....
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18 për qind në fund të vitit 2024, në krahasim me vitin 2011. Në periudhat në...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Profesori Arsim Bajrami, ish-kryesus i grupit punues për harimin e Kushtetutës së Kosovës dhe ish-kryesues i grupit punues për themelimin e Gjykatës...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas rikthimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin Evropian...
    Vip14 Korrik 2025
    Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top” e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania,...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenti i SHBA’së Donald Trump i ka përmendur përsëri Kosovën e Serbinë gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e partisë, disa prej profesorëve të tij të shkollës së mesme “Xhevdet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.