×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestohet në tërë Kosovë, veprimet e Gjykatës Speciale vlerësohen të njëanshme

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Organizata e Veteranëve të Luftës, së bashku me ish të burgosurit politik të Kosovës, kanë mbajtur të enjten protestë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është e papranueshme, e një anshme dhe e ndikuar politikisht.

    Gucati:Akuzat e padrejta, të njëanshme dhe të ndikuara politikisht

    “Popull heroik i Kosovës që nuk u përkulët para asnjë vështirësie, fitimtarë i të gjitha betejave, pjesëmarrës të këtij tubimi dinitoz, Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së…Jemi mbledhur anë e këndë Kosovës në kushte e rrethana të jashtëzakonshme për të protestuar e kundërshtuar akuzat e padrejta, të njëanshme e të ndikuara politikisht nga një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare, që po i bëhen UÇK-së, tash e 20 vite me radhë të orkestruara nga Serbia dhe aleatët e sajë”, ka thënë Gucati.

    Gucati ka theksuar, se propozim-aktakuza është sulm direkt mbi shtetin e Kosovës dhe lirinë e sajë. Derisa ka shtuar se edhe në këtë Gjykatë shteti ynë do të triumfojë.

    Gucati:Propozim-aktakuza është sulm direkt mbi shtetin e Kosovës

    “Veprimi i prokurorit është i pa matur dhe i pa drejtë, i cili për të ushtruar presion publik, ka lëshuar deklarata para se Gjykata të konfirmoj ose rrëzoj aktakuzën e ngritur. Prandaj kjo Gjykatë si e tillë është e pa pranueshme, e një anshme dhe e dyshimtë. Propozim aktakuza është sulm direkt mbi Kosovën, mbi lirinë e sajë të cilën e solli lufta e drejtë e UÇK-së, e mbështetur edhe nga Aleatët ndërkombëtarë. Gjykata të tilla që janë ngritur një anshëm vetëm kundër UÇK-së, të cilat e mohojnë gjenocidin dhe krimin e pa fund që Serbia e bëri në Kosovë, janë të pa pranueshme për Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se do të triumfojmë në të gjitha këto gjyqe të pa drejta ashtu siç dolëm fitimtar në Hagë e në të gjitha proceset”, ka thënë ai./kp/

    Nga shoqata e ish të burgosurve politik, Meriman Braha, ka deklaruar se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndjek seriozisht me mekanizmin e drejtësisë kriminelet e luftës në Kosovë.

    Braha:Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjek seriozisht me mekanizmin e drejtësisë kriminelet e luftës në Kosovë

    “Jemi mbledhur këtu sot për të ngritur zërin e protestës kundër veprimit selektiv, të një anshëm e tendencioz të Gjykatës Speciale, formalo-juridikisht e quajtur e Kosovës, e në fakt “pjellë” e Serbisë dhe sponsorëve të saj të fuqishëm që tentojnë të barazojnë xhelatin me viktimat….Ky është një shërbim i pa precedent që i bëhet një shteti që do të duhet të ishte i dënuar për gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Kosovë…I drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare me kërkesë që të ndjek seriozisht me mekanizmin e drejtësisë që ka kriminelet e luftës në Kosovë të atyre që ishin dhe që akoma janë me pozita shtetërorë të larta në Serbi”, ka thënë ai.

    Kjo protestë u organizua pasi Dhomat e Specializuar dorëzuan aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.