×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq: Nuk do të lejojmë grusht shtet në Serbi

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë mbrëmë se “këto ishin protesta më të dhunshme deri tani, por se grusht shtet dhe anarki në Serbi nuk do të ketë”.

    “Sot, mbahet takimi i Shtabit të Krizave dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër koronavirusit dhe t’i ruajmë punonjësit e shëndetit, dhe shëndetin e njerëzve, dhe ne do të fitojmë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink, duke u bërë thirrje qytetarëve që të disiplinohen.

    Ajo theksoi se “po bëhet gjithçka dhe se ende nuk është vendosur ora policore, por se duhet të luftohet për shëndetin e njerëzve, por edhe për ta ruajtur ekonominë”.

    Kryeministrja serbe ka pretenduar se “rendi demokratik në vend dhe stabiliteti do të ruhen, dhe presidentit Aleksandar Vuçiq i ka porositur “që të shkojë nesër dhe të luftojë për Kosovën”.

    Ajo vlerësoi se protestat e dhunshme në Beograd padyshim që shkaktuan dëme të mëdha për bisedimet e ardhshme, por që Vuçiq do të bëjë çmos dhe të përqendrohet në Kosovën, sigurinë e Serbisë dhe të ardhmen e të gjithë rajonit si dhe në kompromisin.

    “Ka shumë njerëz të cilëve nuk i pëlqen kjo, por se një numër shumë i madh i qytetarëve qëndron pas tij, dhe kjo është forca e Aleksandar Vuçiqit”, ka pretenduar Bërnabiq.

    Ajo ka pretenduar se qeveria dhe shteti do guxojnë dhe do të jenë në gjendje të ruajnë sigurinë e të gjithë qytetarëve, të rendit kushtetues dhe të merren me këtë lloj agresioni.

    Ajo vlerësoi se “ky ishte lloji më i keq i së djathtës dhe hodhi poshtë kritikat që vijnë nga Evropa në lidhje me përdorimin e “supozuar” të tepruar të forcës”.

    “Kemi luftuar për qytetarët dhe po luftojmë edhe tani, policia ka qenë e detyruar për ta bërë këtë për ta mbrojtur rendin kushtetues, e jo siç thonë Tanja Fajon, Picula dhe Piri”, pretendon kryeministrja serbe.

    Ajo gjithashtu pretendon se “nuk ka asnjë fjalë të mirë për ata në Serbi dhe BE që dënojnë atë që bënë pjesëtarët e MPB-së dhe mbrojtën shtëpinë e të gjithë qytetarëve nga ndërhyrjet e huliganëve të krahut të djathtë, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat evropiane”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq./Insajderi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.