×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut. Një studim, thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 për qind.

    Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij. Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut. Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 për qind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak. Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup. Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit. Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

    7 Orë Gjumë Për Shëndetin Kardiovaskular
    Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak. Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë. Kësisoj ai do të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura. Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu. Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

    Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikmëri. Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës. Ky suplement duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkolike përpara se të flini./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle04 Nëntor 2024
    A dëshironi vazhdimisht diçka të ëmbël? Nuk mund të ndaloni së fantazuari për çokollata ose ëmbëlsira? Trupi juaj po ju thotë se...
    Lifestyle01 Nëntor 2024
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Ky muaj është i mbushur me mundësi për zhvillim personal dhe përmirësim në...
    Lifestyle31 Tetor 2024
    A keni ndjerë ndonjëherë një ndryshim në humor kur bie shi, apo një rritje energjie kur dielli ndriçon? Shumë studime kanë treguar...
    Të tjera
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit synohet të ofrohen projekte të reja për mbështetjen e sektorit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale është pyetur për aktivitetin në periudhën e prillit dhe majit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për punën e rritjes së pagave, duke thënë se konventa e mbajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.