×
  • Lajme
  • Lajme

    Inatet politike vonojnë miratimin e projektligjit për pandeminë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Puro politik po konsiderohet mungesa e shqyrtimit të projektligjit për pandeminë nga Qeveria Hoti. Ndonëse ka rreth një muaj që Kuvendi është duke pritur komentet e ekzekutivit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, ani pse rastet me Covid 19 janë pesëfishuar në muajin qershor.

    Ndërkaq, qeveritarët në mbledhjen e së enjtes, pas 34 ditëve të marrjes së pushtetit pritet të shqyrtojnë këtë projektligj të iniciuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    Kjo e fundit paralajmëroi se ekzekutivin do të pres vetëm deri të enjten, dhe se do të propozojë shmangie nga rregullorja në mënyrë që të procedohet ky projektligj urgjentisht. E një Ligj për Pandeminë po shihet i domosdoshëm edhe nga njohësit e sistemit të drejtësisë.

    Se të enjten Qeveria Hoti pritet të shqyrtojë këtë ligj e tha të hënën zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.

    “Mbledhjen e ardhshme të qeverisë, që besoj që do të mbajmë të enjten do të trajtojmë Ligjin e Pandemisë”, u shpreh ai.

    E hezitimin e deritanishëm të Qeverisë Hoti, njohësi i sistemit të drejtësisë, Kushtrim Palushi e cilëson si puro politike.

    “Ky hezitim është puro politik. Ata për inate të tyre se kush e ka propozuar ligjin, është kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila me një grup të ekspertëve e ka bërë një draft të ligjit dhe hezitimi për të aprovuar këtë ligj dhe hezitimin për të shtyrë përpara është puro politik. Nuk e aprovojnë ose shtyjnë përpara vetëm pse e ka sjell Vjosa Osmani. Në anën tjetër nuk vijnë me një zgjidhje alternative”, thotë ai.

    Ndërsa, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj mungesën e një Ligji për Pandeminë e ndërlidh me inatet politike ndërmjet LDK-së karshi propozueses së ligjit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

    “LDK-ja ka lidhur një inat jashtëzakonisht të madh me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani. Duket se vetëm për shkak se ajo ka proceduar me një iniciativë të tillë, ata po hezitojnë të kthejnë në ligj. Ligji mandej do të evidentonte këto parregullsi, paligjshmëri dhe çka është me e rëndësishme për qytetarët e Kosovës që të ofrojë siguri juridike”, thotë ai për KosovaPress.

    Gjatë së martës, edhe KMDLNJ u ka bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake e të cilët përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve, që të votojnë ligjin antiCOVID-19, duke thënë se është momenti i fundit të veprohet në të mirën për qytetarin.

    “Po të ishte votuar me kohë ligji antiCOVID-19, sot do ta kishim një bazë ligjore që do ta bënte më efikase luftën kundër pandemisë dhe pasojat do të ishin më të vogla. Për KMDLNJ-në është e pakuptueshme që qeveria po e pret datën e fundit të 11 korrikut në vend se të veprojë me urgjencë dhe në përputhje me situatën e krijuar ku seriozisht po rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës, me pasoja shumë më të rënda”, thuhej në reagimin e KMDLNJ-së.

    Ndryshe, hartimi i ligjit të veçantë për menaxhimin me COVID-19 ishte kërkesë e Gjykatës Kushtetuese, pasi kishte shpallur antikushtetuese masat e Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.