×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: I japim mbështetje BE-së për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.

    Grenell thotë se nisma e Evropës ka mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe se është i lumtur teksa sheh evropianët që po organizojnë Videosamitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

    Emisari i Trump pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët.

    “Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek oraganizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”, ka thënë Richard Grenell ekskluzivisht për Gazetën Express.

    Emisari amerikan thotë se SHBA ka punuar shumë për të vënë në pah se normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë është hapi i parë i rëndësishëm që çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai po ashtu ka thënë se shpreson që evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi thotë se ato janë qelësi për krijimin e vendeve të punës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fortë për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë qelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”, ka shtuar tutje Richard Grenell.

    Ndërkohë në fund, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së, thotë se asnjëherë s’kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi brenda vitit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Grenell thotë se s’kanë menduar asnjëherë për një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nga vetë fakti që janë fokusuar në çështjen e normalizimit të raporteve ekonomike mes dy vendeve.

    Grenell thekson se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që të ketë sukes atëherë duhet të vazhdohet me ide të reja dhe kreative, pasi sipas tij populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve.

    “Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh.Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çëshjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vemendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, ka përfunduar Richard Grenell.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.