×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Alarmon OBSH-ja për përhapjen e shpejt të koronavirusit

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Shefi i emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka thënë se koronavirusi ka nisur të përhapet shpejt dhe ka theksuar se ka rritje të dukshme të numrit të rasteve ditore, duke paralajmëruar se një rritje e shifrave të vdekjeve mund të pasojë.

    “Në prill dhe maj, po merreshim me 100 mijë raste në ditë. Sot, me 200 mijë në ditë”, ka thënë Michael Ryan në një konferencë të martën.Ryan ka thënë se numri i vdekjeve aktualisht duket stabil, por ka paralajmëruar se nganjëherë mund të ketë vonesa mes rritjes së rasteve të reja dhe kohës kur raportohen vdekjet, për shkak të kohës që i duhet koronavirusit për të vepruar te pacientët.

    Sipas Ryanit, rritja e shifrave të rasteve të reja nuk ishte për shkak të shtimit të testimit nëpër gjithë botën.Pjesëtarët e Komitetit Teknik të OBSH-së kanë thënë se janë duke punuar në një raport të shkurtër shkencor se si koronavirusi mund të shpërndahet përmes ajrit.

    Ky njoftim vjen pas letrës së më shumë se 200 shkencëtarëve që kanë kërkuar nga OBSH-ja dhe të tjerët të pranojnë se virusi mund të shpërndahet përmes ajrit. Kjo do të paraqiste ndryshim në disa prej masave të ndërmarra deri tash për të parandaluar pandeminë.Deri tash në gjithë botën janë infektuar më shumë se 11.6 milionë njerëz, ndërsa janë regjistruar 538 mijë vdekje.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Arsim Bajrami ka tërhequr kandidaturën për postin e Presidentit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një njoftimi në rrjetet...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.