×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllet pavioni i gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit, 4 infermiere pozitive me Covid-19

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Spitali Rajonal i Elbasanit është kthyer në një vatër të re të covid 19 pasi 4 infermiere në repartin e gjinekologjisë në këtë spital kanë rezultuar pozitive.

    Gjithçka nisi kur një paciente mori shërbim në këtë pavion dhe më pas rezultoi pozitive çka bëri që të testohej personeli shëndetësor, 4 prej të cilëve tashmë rezultojnë të prekur dhe janë izoluar ndërkohë që në masat e para të marra është mbyllur reparti i aborteve në pavionin e Gjinekologjisë.

    Ndërkohë që testimet vazhdojnë këtu të dyshuar vazhdojnë të jenë edhe personel tjetër shëndetësor që kanë shfaqur shenja.

    Nga testimet e 24 orëve të fundit pozitiv ka rezultuar një punonjës policie duke bërë që një tjetër vatër të shfaqet ne institucione, aty ku risku i përhapjes është më i madh.

    Edhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit kanë nisur testimet, raporton t.ch.

    Në call center, aty ku një ditë më parë u identifikua një rast pozitiv me covid 19, deri tani nuk ka raste të tjera, të shpresojmë që ecuria të jetë e njëjtë.

    Në valën e dytë të përhapjes së covid 19 në Shqipëri, vend që u bë vatra më e madhe e përhapjes së covid ishte QSUT.

    Tashmë e njëjta situatë po ndodh edhe në rrethe. Le të shpresojmë që spitali rajonal i Elbasanit të mos kthehet në një vatër të re të përhapjes së virusit, në këto vende ku njerëzit janë të detyruar të paraqiten për të marrë shërbim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.