×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Pavarësisht vdekjeve të disa pacientëve në orët e fundit dhe shtimit të madh të numrit të të infektuarve me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova ka potenciale që të përballet me këtë virus.

    Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se s’ka vend për “reagimet histerike sidomos nga bodigardët politikë që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”.

    Të dielën, në Klinikën Infektive vdiqën pesë pacientë, ndërsa të shtunën ishin regjistruar për 24 orë 8 vdekje. Të shtunën u regjistruan 178 raste, në ditën rekorde me raste të reja. Të dielën në mëngjes, Policia kishte rrethuar Infektiven pas dyshimeve për shkak se vdekjet erdhën në periudhë shumë të shkurtër kohore.

    “Vala e madhe e virusit Covid-19 po përshkon tërë globin dhe po vazhdon të na shkund edhe neve. Dje kishim rritje të numrit të të infektuarve. Ndërsa kishte edhe bashkëqytetarë që humbën jetën, e që ishin të shtruar në Klinikën Infektive. Me këtë rast, e ndajë dhimbjen time dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për humbjen e këtyre jetëve dhe familjarëve ju shpreh ngushëllime më të sinqerta. Të gjithë këta ishin pacientë me sëmundje të tjera shoqëruese. Fakti se nga ky virus më të ndjeshëm janë ata që vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, askënd nuk e liron nga përgjegjësia. Aktualisht kemi potenciale të përballemi me virusin. Duhet të sillemi sipas rekomandimeve të profesionisteve kompetent të mjekësisë. Nuk ka vend për reagime histerike sidomos nga bodigardët politik që po përpiqen ta dëmtojnë punën tonë dhe të mantelbardhëve”, ka thënë Zemaj në postimin e tij në Facebook.

    Zemaj ka vazhduar se “ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegull, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve”.

    “Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku. Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani. Kurse pretendimet për çfarëdo dyshim të adresohen pa asnjë hezitim tek organet përgjegjëse, të cilat e kanë këtë në mandat”, ka shtuar ministri i Shëndetësisë.

    Zemaj ka deklaruar se masat e reja kundër COVID-19 do të merren konform ligjeve në fuqi.

    “Për ne është shumë me rëndësi që të sigurohet opinioni publik se institucionet dhe profesionistet shëndetësor po sakrifikojnë dhe po bëjnë punën e tyre, me qëllim që të menaxhohet kjo situatë aspak të lehtë. Sot do të adresohen masat e reja parandaluese nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, ka përfunduar ai.

    Deri tash në Kosovë janë regjistruar 3356 raste pozitive, me 1874 të shëruar. 66 ishte numri i të vdekurve, bazuar në raportin e së shtunës të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Pas shtimit të numrit të rasteve, Qeveria Hoti njoftoi se do të marrë disa masa të reja kundër koronavirusit.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.