×
  • Lajme
  • Lajme

    KMLDNJ dënon gjuhën e Gani Kocit ndaj disa politikanëve dhe gazetarëve

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka dënuar gjuhën e ish-zëvendësministrit të Ekonomisë nga PDK-ja, Gani Koci, ndaj disa politikanëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile duke e cilësuar si fyese.

    “KMDLNj edhe më parë por edhe tani e dënon çdo përpjekje për pengim të punës së gazetarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, politikanëve apo çdokujt tjetër përmes fjalorit fyes, kërcënues apo përjashtues si shkelje e të drejtave të njeriut dhe dhunim të demokracisë”.

    “Përgjegjësia e fjalës publike është standard që vlen për të gjithë ndërkaq që kjo përgjegjësi rritet në përputhje me postin. Realisht, rrjetet sociale në Kosovë, në mungesë të një kontrolli institucional dhe, që është edhe me më shumë rëndësi, në mungesë të sanksioneve, janë shndërruar në një mjedis ku gjuha e urrejtjes, kërcënimi dhe linçimi publik janë shndërruar thuaja në një mënyrë normale të komunikimit e që për KMDLNj është krejtësisht e papranueshme”.

    “Gjuha e Gani Kocit nuk është në përputhje me standardet e një komunikimi normal dhe të lejuar nga aspekti i të drejtave të njeriut prandaj KMDLNJ distancohet nga kjo paraqitje që godet edhe të apstrofuarit si dhe familjet e tyre. Kohëve të fundit, në mungesë të përgjegjësisë publike dhe në mungesë të veprimit të ligjit kemi një përshkallëzim të përdorimit të fjalorit fyes , kërcënimit dhe linçimit të personave të ndryshëm”.

    KMDLNJ thërret të gjitha palët të përmbahen nga fyerjet , kërcënimet dhe linçimet publike e që nënkupton se duhet të sillen në përputhje me përgjegjësinë që e kanë kurse, të gjitha mosmarrëveshjet dhe dyshimet duhet t’i adresojnë te institucionet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.