×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 600 ushtarë gjermanë nën hetime për lidhje me të djathtën ekstreme

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Afro 600 ushtarë gjermanë janë duke u hetuar rreth lidhjeve me ekstremistë, ka thënë Christof Gramm, kreu i shërbimit sekret të ushtrisë, teksa është bërë e ditur për shpërbërjen e një njësiti elitar të ushtrisë, shkaku i lidhjeve me neonazistët.

    Ekspertët thonë se problemi është i thellë dhe duhen bërë përpjekje më të mëdha për të zgjidhur problemet e racizmit dhe aktivitetit të së djathtës ekstreme brenda Ushtrisë Gjermane.

    Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer këtë javë u përpoq t’i jepte fund skandaleve rreth lidhjes së Komandove të Forcave Speciale elite të Gjermanisë, të njohura si KSK, me të djathtën ekstreme, duke e shpërberë njërën nga njësitë e saja dhe duke lajmëruar ristrukturim, shkruan “The Independent”. Ndërkohë, askush nuk e di se çka ka ndodhur me afro 61 kg eksplozivë dhe 48,000 karikatorë municioni të cilat po mungojnë nga depot ushtarake, transmeton KOHA.

    KSK-ja ishte formuar në vitin 1996 me përqendrim në kundër-terrorizëm, komandot e së cilës kishin shërbyer në Ballkan dhe Afganistan. Operacionet e saja janë sekrete, por misionet ndërkombëtare janë pezulluar deri sa te zgjasë ristrukturimi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në afërsi të një banese në Larushk të Krujës. Policia ka parë pamjet nga kamerat...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Me një gjatësi totale prej 310 metra dhe lartësi prej 56 metra sot u inaugurua Ura e Madhe në Kukës e cilësuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Nëntor 2024
    Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka paralajmëruar që do të kërkojë drejtësi te Gjykata Evropiane për...
    Vip04 Nëntor 2024
    Pas diskutimeve për alfabetin, Vullneti iu ka shpjeguar banorëve se nacionaliteti është një ndjesi. “Nacionaliteti është ndjesi, qysh ti ndihesh, çfarë gjuhe...
    Vip04 Nëntor 2024
    Sara ka vazhduar të ketë hatër mbetje me Gjestin pasi ky i fundit dje tentoi ta hidhte në pishinë. Kësisoj, në një...
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit synohet të ofrohen projekte të reja për mbështetjen e sektorit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale është pyetur për aktivitetin në periudhën e prillit dhe majit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.