×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon OIK: Ne do të mbrojmë interesat e infermierëve, mos bini pre e tendencave qëllimkëqija

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Oda e Infermierëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj akuzave të sindikatës së infermierëve. OIK dje së bashku me odat tjera të profesionistëve shëndetësorë dhe FSSHK-në, dolën me një komunikatë të përbashkët për kërkesat e tyre pas anulimit të ligjit të pagave.

    Kryetari i OIK ka deklaruar se nga ky takim është nxjerrë një komunikatë për media dhe nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi, siç kanë pretenduar sindikata e infermierëve në reagimin e tyre.

    “Në këtë rast, nga komunikata kërkohet që të gjithë profesionistëve shëndetësorë t’i kompensohet shtesa mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte përfshirë në Ligjin e Pagave për sektorin shëndetësor. Ndërkaq, diferencat për kategori të veçanta, siç janë infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të diskutohen brenda dy javëve të ardhshme”, thuhet në reagimin e OIK.

    “Andaj, Oda e Infermierëve të Kosovës apelon tek gjithë komuniteti, që të mos bëhen pre e dezinformimeve jo zyrtare dhe tendencioze që janë të dëmshme dhe qëllimkqija për vet komunitetin e që nuk përbëjnë as informacionin minimal të prezantimeve të OIK me akterët relevant”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    ??̈ ??????? ???̈????̈ ??̈ ???

    Siç jeni njoftuar zyrtarisht, pas njoftimit për anulimin e Ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese, kemi marrë ftesë zyrtare nga Oda e Mjekëve të Kosovës për të qenë pjesë e takimit të të gjitha odave të profesionistëve shëndetësorë, për të unifikuar qëndrimet e mëtejmë në lidhje me këtë ligj.

    Dhe nga ky takim, është nxjerrë një komunikatë për media dhe nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi.

    Në këtë rast, nga komunikata kërkohet që të gjithë profesionistëve shëndetësorë t’i kompensohet shtesa mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte përfshirë në Ligjin e Pagave për sektorin shëndetësor. Ndërkaq, diferencat për kategori të veçanta, siç janë infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të diskutohen brenda dy javëve të ardhshme.

    Pavarësisht kësaj, janë ngritur disa shqetësime lidhur me mbrojtjen e interesave te komunitetit infermieror.

    Oda e Infermierëve, iu bën me dije gjithë anëtarësisë se do të jenë mbështetës të pa rezervë të mbrojtjes të interesave të anëtarësisë dhe gjithnjë duke u mbështetur në shkresat dhe vendimet që i janë drejtuar institucioneve relevante të Republikën e Kosovës: Presidentit të Kosovës, Parlementit, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Avokatit të Popullit.

    Si OIK do të qëndrojmë mbrapa gjithë shkresave dhe propozimeve që kemi bërë.

    Në gjithë këtë proces, tash e tutje do të jemi akter kyç në mbrojtjen e interesave të anëtarësisë tonë dhe do të jemi pjesë aktive e gjitha takimeve, në interes të komunitetit.

    Andaj, Oda e Infermierëve të Kosovës apelon tek gjithë komuniteti, që të mos bëhen pre e dezinformimeve jo zyrtare dhe tendencioze që janë të dëmshme dhe qëllimkqija për vet komunitetin e që nuk përbëjnë as informacionin minimal të prezantimeve të OIK me akterët relevant.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës, ku ka inauguruar hapjen e Urës së Madhe...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i tregtisë Xavier Bettel. Në...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të hënën presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për triumfin në rundin e...
    Të tjera
    Vip04 Nëntor 2024
    Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar në kryeqytet nga pesë persona. Lidhur me këtë, ka reaguar ish-konkurrentja e edicionit të dytë të...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Mes Kosovës dhe Luksemburgut është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit synohet të ofrohen projekte të reja për mbështetjen e sektorit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale është pyetur për aktivitetin në periudhën e prillit dhe majit...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për punën e rritjes së pagave, duke thënë se konventa e mbajtur...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Sot në Podujevë, në prag të 8-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në nder të tij u organizua...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.