×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Deklarata e 2 Korrikut sublimon përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot një grup delegatësh, të cilët më 2 korrik 1990, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan Deklaratën Kushtetuese, e cila shënoi hapin e parë institucional në procesin e gjatë për pavarësinë e Kosovës.

    Me këtë rast, Kryeministri Hoti tha se kjo deklaratë qe moment kthese në historinë më të re të Kosovës, sepse ishte akti i parë i artikulimit të qartë të vizionit dhe të vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

    “Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1999 do të kujtohet gjithmonë si akt që sublimon përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Bashkë me aktet e tjera që e pasuan atë, si Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi, kjo deklaratë shënon kthesën historike në përpjekjet tona të gjithanshme për liri në dekadën e fundit të shekullit XX”, tha kryeministri Hoti.

    Në këtë ditë të rëndësishme – vijoi kryeministri Hoti – ne si qeveri e vendit u shprehim mirënjohjen tonë të gjithë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, të cilët, në koordinim me lëvizjen politike demokratike të asaj kohe, me vendimet e tyre të guximshme i hapën Kosovës rrugën e pakthyeshme të mëvetësisë dhe të integrimeve euroatlantike.

    Ndërsa, në emër të delegatëve, të cilët shpallën Deklaratën e 2 Korrikut dhe miratuan Kushtetutën e 7 Shtatorit, foli z. Iljaz Ramajli, ish-kryetar i Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, i cili e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës që kujdesi për delegatët e asaj kohe të ngrihet nga niveli i vullnetit politik, në obligim institucional dhe ligjor./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.