×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Segmenti rrugor Milot- Fier do të jetë me pagesë

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në prezantimin e hapjes së garës për projektin e segmentit rrugor Milot-Fier.

    Përmes një komunikimi live në “Facebook”, kreu i qeverisë deklaroi se ky aks do të jetë me pagesë, duke paralajmëruar se po punohet me Bashkinë edhe për tre projekte të tjera.

    “Me këtë aks do ndodhë një transformim kolosal. U prekën shumë elementë por nëse do të shohim bilancin e vdekjeve dhe të plagosjeve të gjitha viteve, në segmentin Milot- Tiranë, është për të vënë duart në kokë. Përsëri kemi një nivel të papranueshëm aksidentesh që përfundojnë me vdekje, humbje jete, plagosje. Kjo do jetë rrugë europiane, jo me fjalë, por në rrugë. Do jetë një rrugë me pagesë dhe një aks që do të garantojë qarkullimin pa pagesë por me shpejtë të ndryshme, dhe kushte të ndryshme. Nga Morina në Fier do të shkohet për 3 orë”, tha Rama.

    Nga ana tjetër, ministrja Balluku tregoi se ky aks pritet që të jetë i aksesueshëm për qytetarët jo më parë se viti 2026 dhe se në total shpenzimet e tij do të shkojnë rreth 1.2 miliardë euro, njofton Vizion Plus.

    “115 kilometrat e tij do të përshkruhen për jo më shumë se 75 minuta. ky segment do të jetë me pagesë, ndërkohë që do të shkurtojë shumë kohë për qytetarët. Gjithsesi do të ketë edhe një rrugë alternative, ku qytetarët mund të kalojnë pa pagesë. Në total do të kushtojë rreth 1.2 mld euro. Dokumentacioni i plotë do të jetë gati sot në mesditë maskimumi, në faqen zyrtare të APP-së. Sipas projektit shpejtësia minimale për lëvizjen në këtë aks rrugor do të jetë 90km/h, ndërsa ajo maksimale do të jetë 130 km/h. Segmenti Milot-Fier, është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Kjo do të jetë një rrugë me standardet më të larta.”

    Rama dhe Balluku bëjnë të ditur se kostoja që qytetarët do të paguajnë për të kaluar në këtë segment kur ajo të bëhet gati, do të jetë 0,075 euro për kilometër ose 8.5 euro. Po ashtu, kompania koncesionare që do të fitojë të drejtën për të fituar të gjithë segmentin do ta ketë kusht ndërtimin e rrugëve dytësore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Sirenat u dëgjuan në Izraelin qendror dhe verior të shtunën derisa ushtria izraelite vazhdoi të godasë Libanin dhe Gazën, pasi bisedimet për...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë (AJA) është shprehur shumë e shqetësuar për ngjarjet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë me ekipet televizive...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Gjykata e Parisit dënoi ish-dizajnerin grafik të Disney, Bolhem Bouchiba me 25 vjet burg për bashkëpunim në përdhunimin e qindra vajzave filipinase,...
    Të tjera
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë...
    Sport02 Nëntor 2024
    Sulmuesi Andi Zeqiri ka kontribuar me dy gola në fitoren e Standard Liege ndaj St.Truidense në kuadër të javës së 13-të në...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Ekipet e gazetarëve të Tv Klan dhe A2CNN u lejuan që të kalojnë pikën kufitare të Kapshticës, që lidh Shqipërinë dhe Greqinë,...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Konventën e kësaj partie, tha se ata janë të pathyeshëm si parti, janë...
    Lajme02 Nëntor 2024
    Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtëzuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjithë qytetarët...
    Vip02 Nëntor 2024
    Xheneta e ka pyetur Gjestin se a do ta dërgonte ai të dashurën e tij në fitnes. Ai u përgjigj se do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.