×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon: Macroni s’dëshiron ta mundësojë lëvizjen pa viza për kosovarët

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk dëshiron t’ua mundësojë kosovarëve lëvizjen pa viza, ndonëse nuk ka qenë i qartë rreth arsyeve të mosmbështetjes së liberalizimit të vizave.

    “Macron nuk ka qenë i qartë rreth asaj se pse nuk po e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ne vetëm e dimë se ai nuk dëshiron të mundësojë regjim të lëvizjes pa viza për kosovarët”, ka deklaruar Von Cramon.

    E ka shpjeguar për Kohën madje edhe një rast që ka ndodhur në PE dhe pohon se partia e Macronit ka tendenca për të fshirë një rezolutë lidhur me çështjen e liberalizimit. Por, shton ajo, Parlamenti Evropian është në favor të liberalizimit.

    “Javën e kaluar, në seancë plenare të Parlamentit Evropian, partia e Macronit dëshiroi të fshinte një referencë nga rezoluta jonë, e cila i bënte thirrje Këshillit të merrte një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Fatmirësisht, përpjekja e tyre dështoi, shumica e madhe e eurodeputetëve votuan në një mënyrë që tregon se Parlamenti Evropian është në favor të procesit të liberalizimit të vizave. 454 persona kanë votuar pro tekstit origjinal, 160 kundër, prej tyre shumica ishin eurodeputetë spanjollë (liberalë, nga EPP-ja, dhe ekstremistë djathtistë) dhe liberalë francezë nga partia e Macronit, ndërsa pjesa tjetër eurodeputetë kryesisht nga ekstremi i djathtë. Duket mjaft qartë se kush janë ata që po e bllokojnë këtë vendim. Ata duhet ta kuptojnë se sa shumë dëm i shkaktohet reputacionit të BE-së kur ne nuk i mbajmë premtimet tona”, ka shtuar Von Cramon.

    Von Cramon, disa ditë më parë, kishte shkruar se Kosova duhet ta pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macronin, se pse ai ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.

    “Siç ia kam shpjeguar edhe z.Richard Grenell, është në dorën e Këshillit të Evropës që ta trajtojë këtë çështje. Por nëse dëshironi që të keni një rol konstruktiv për këtë çështje, thërrisni në telefon dhe pyeteni presidentin e Francës, Emmanual Macron, se pse ai ngurron që të ofrojë liberalizim të vizave për Kosovën. Do të befasoheni nga përgjigjja e tij”, ishte përgjigjja e Cramonit në një debat përmes Tëitterit me ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kërkoi nga BE-ja liberalizimin e vizave, ashtu siç ka rekomanduar Komisioni Evropian.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.