×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet edhe një rast me Covid-19 në Malishevë

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Bazuar në rezultatet e testimeve të sotme për COVID-19, një qytetar i Komunës së Malishevës, ka rezultuar pozitiv.

    Kjo është konfirmuar edhe nga komunikimi zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Lidhur me situatën e krijuar, sot përsëri shtabi komunal emergjent në Malishevë, ka kërkuar nga qytetarët dhe subjektet afariste, që të bëjnë kujdes dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

    “Qytetar të nderuar të Komunës së Malishevës, ju lutemi që të zbatoni në përpikëri të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të të gjitha organizmave tjerë shëndetësorë, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, mbajtje të distancë sociale dhe të higjienës personale, në veçanti pastrimin e shpeshtë të duarve. Po ashtu kërkojmë edhe nga lokalet afariste që ti zbatojnë rekomandimet, e sidomos në sektorin e gastronomisë, për dezinfektim të rregullt të lokaleve, bartjen e mjeteve mbrojtëse nga ana e stafit të punëtorëve, dhe mbajtjen e dezinfektuesve të duarve, pasi rreziku i përhapjes së virusit, ende nuk ka kaluar dhe situata po bëhet çdo ditë e më serioze”, ka thënë sonte, në emër të shtabit komunal emergjent, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

    Përndryshe, gjendja me COVID-19 në Malishevë, është 78 të prekur, prej tyre 76 të shëruar, një rast aktiv dhe një rast ka përfunduar me vdekje.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Të tjera
    Vip14 Korrik 2025
    Duket se nga jeta private e ish-banores së “BBVK”-së, Brikenda, kemi risi. Me anë të një “Instastory” na la të kuptojmë që...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në Gjykatën e Hagës po zhvillohet seanca gjyqësore rreth Aktgjykimit të Apelit ndaj Pjetër Shalës. Shala, nuk mori pjesë fizikisht në seancën...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.