×
  • Lajme
  • Lajme

    1148 raste aktive me Covid-19 në Kosovë, si krahasohet Kosova me shtetet e rajonit

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që edhe OBSH ka dhënë një paralajmërim për rikthimin e virusit në Kosovë dhe Shqipëri, si vendet ndër më të prekurat me raste të reja.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bëri një paralajmërim se mund të kthehen masat e izolimit total, të cilat mund të kenë ndikim të madh në ekonomi. Ai tha se nëse vazhdohet me shtim të rasteve, sistemi shëndetësor mund të kolapsojë dhe situata të dalë nga kontrolli.

    Kosova ka gjithsej 2169 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 1047 persona janë shëruar ndërsa 40 kanë ndërruar jetë.

    Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

    Shqipëria ka për momentin 2402 raste totale me Covid-19. 1384 persona janë shëruar dnërsa 55 kanë ndërruar jetë.
    Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 963 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

    Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 148 rsate me Covid-19 në këtë shtet. 6080 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 2315 persona janë shëruar. 286 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 3479 raste janë ende aktive.

    Serbia ka 14046 raste me Covid-19 të konfirmuara. 12464 janë shëruar nga virusi ndërsa 270 persona kanë humbur jetën. Javën e kaluar në këtë shtet u mbajtën zgjedhjet nacionale.

    Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë vetëm 439 raste me koronavirus në Mal të Zi. 315 persona janë shëruar ndërsa 9 persona kanë humbur jetën.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.