×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shërimi i 100 vjeçarit nga coronavirusi që habiti mjekët në Etiopi: Qaja dhe i lutesha Zotit gjithmonë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Shërimi nga coronavirusi i një njeriu etiopas që besohet të jetë së paku 100 vjeç, ishte i jashtëzakonshëm, tha njëri prej mjekëve që e rikuperoi atë.

    Sipas mediave të huaja, familja e Aba Tilahun Woldemicheal, thonë se ai është 114 vjeç, gjë që do e bënte atë njeriun më të vjetër në botë, por nuk ka asnjë certifikatë lindjeje për të konfirmuar moshën e tij.

    Njerëzit mbi moshën 80 vjeç, konsiderohen të jenë ndër më të rrezikuarit nëse preken nga coronavirusi, kështu së paku kanë deklaruar studimet.

    I moshuari, i cili është një murg i krishterë, ortodoks, etiopas, tani është nën përkujdesjen e nipit të tij.

    “Kur isha në spital, po i lutesha Zotit, për shëndetin tim. Unë qaja dhe po lutesha që të gjithë njerëzit e vendit tim, të bëhen mirë”, tha ai për BBC.

    Aba Tilahun, rezultoi pozitiv me virus, kur një proces i ekzaminimit u zhvillua në lagjen e tij në kryeqytet dhe ia identifikoi atij sëmundjen – ai më pas u pranua në spital para se t’i shfaqeshin simptomat.

    Kjo i dha mundësinë mjekëve të jenë aktivë në trajtimin e tij dhe të monitorojnë nga afër gjendjen e të moshuarit.

    Brenda katër ditëve nga pranimi i tij në kujdesin intensiv, gjendja e murgut u përkeqësua, dhe i moshuari u vendos në oksigjeno-terapi, shpjegon mjeku, Hiluf Abate.

    Ai u trajtua për 14 ditë në spital, dhe ishte në respirator për më shumë se një javë.

    I moshuari u trajtua gjithashtu me anti-biotikë dhe me pilula të deksametazonit – ilaçi i cili së fundmi edhe mori aprovimin nga ekspertët për trajtimin e COVID-19.

    Aba Tilahun i mbijetoi okupimit italian midis viteve 1935 dhe 1941, rrëzimit të perandorit Haile Selassite në vitin 1974, rrëzimit të regjimit Marksist Derg në vitin 1991, dhe së fundmi mposhti edhe COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.