×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi më 2015: Ta themelojmë Gjykatën Speciale, do të ishte me interes për Kosovën

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave. Në njoftimin nga Haga thuhet se një gjykatës i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë.

    Thaçi, sa ishte zëvendëskryeministër, kishte deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale do të ishte në interesin e Kosovës.Jemi mes dy mundësive. Mundësia e parë, që ta themelojmë vet Gjykatën Speciale, që do të ishte me interes për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë.

    E në anën tjetër, mundësia që të mund të na imponohet – në rast të dështimit tonë të dytë, – themelimi i Gjykatës nga Këshilli i Sigurimit, që do të kishte një kosto të lartë edhe politike, edhe kombëtare, edhe shtetërore për Kosovën, sepse në rastin e Këshillit të Sigurimit do të përfshiheshin edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi për Top-Channel.

    Intervista e Thaçit (2015):

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi beson ende se Kosova do ta miratojë formimin e Gjykatës Speciale, edhe pse në seancën e fundit deputetët e partisë së tij votuan kundër saj.

    Në një intervistë për Top Channel, kryediplomati kosovar tha se, rezultati i votimit erdhi pas një debati të gjatë në Kuvend, ndërsa u shpreh i bindur se, në votimin e radhës, Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese.

    “Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar një debat shumë aktiv, dinamik dhe të gjallë. Një debat, që ka çuar drejt një votimi me shumicë në favor të themelimit të Gjykatës Speciale. Rezultati ishte ai që e panë të gjithë. Votimit i së premtes ishte dëshpërues dhe zhgënjyes, por ne kemi mbajtur një mbledhje të Qeverisë së Kosovës dhe kemi rënë dakord që të riprocedojmë, në mënyrë që të kemi një mundësi tjetër. Shpresoj që kjo çështje do të tejkalohet, do të riprocedohet dhe do t’i kemi votat e mjaftueshme për të themeluar Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme.

    Që nga shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë praktikë, që një amendament kushtetues, i cili nuk merr dy të tretat e votave, të riprocedohet sërish në Kuvend. Prandaj, Thaçi tha se po shikojnë mundësitë ligjore, por edhe konsensusin me ndërkombëtarët e grupet e tjera parlamentare, për të proceduar sërish.

    “Ka mbetur që ekspertët ligjorë të konsultohen mes tyre, por edhe me autoritetet e Kuvendit të Kosovës, gjithashtu dhe me partnerët strategjikë të Kosovës, në mënyrë që të kemi një agjendë të qartë. Radhën tjetër, kur të caktohet seanca e Kuvendit të Kosovës, të ketë qartësi edhe më të madhe, të ketë konsensus edhe më të madh ndërpartiak, si dhe një harmonizim edhe më të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës.

    Thaçi shtoi se formimi i Gjykatës Speciale nga ana e Kosovës duhet parë edhe si një veprim diplomatik, ku Kosova pret që së shpejti të avancojë në integrimin evropian dhe të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, ndërsa në rast të dështimit, ai parashikon kosto të lartë politike për vendin.

    “Jemi mes dy mundësive. Mundësia e parë, që ta themelojmë vet Gjykatën Speciale, që do të ishte me interes për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. E në anën tjetër, mundësia që të mund të na imponohet – në rast të dështimit tonë të dytë, – themelimi i Gjykatës nga Këshilli i Sigurimit, që do të kishte një kosto të lartë edhe politike, edhe kombëtare, edhe shtetërore për Kosovën, sepse në rastin e Këshillit të Sigurimit do të përfshiheshin edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet. Çitaku – Dibrani këtë çmim...
    Lajme27 Prill 2024
    Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Ai mori 690...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në margjinat e Kongresit të Sigurisë që u mbajt në Budapest, ka takuar homologun e tij hungarez,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia. Ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë. Nga 6 deputetë më aktive të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ilir Meta është sërish president, kësaj here jo në krye të shtetit, por të Partisë së Lirisë. Në Konventën e zhvilluar këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.