×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni priti zëvendësministrin e ri të Mbrojtjes, Muhamedali Mergjollari

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Ministri Quni, sot priti në ditën e parë të punës, zëvendësministrin e mbrojtjes nga radhët e komuniteteve jo shumicë, Muhamedali Mergjollari, pas marrjes së detyrës.

    Zëvendësministrit Mergjollari me bashkëpunëtorë i dëshiruan mirëseardhje Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, U.d. Sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci dhe shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Jashar Ramadani.

    Ministri Quni dhe gjeneral Rama e njoftuan zëvendësministrin Mergjollari me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen.

    Ministri Quni i premtoi bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përbashkëta me theks të veçantë në realizimin e suksesshëm të procesit të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK.

    Zëvendësministri Mergjollari u zotua se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij dhe stafit të tij në përmbushjen e objektivave të ministrisë dhe forcës.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për Front Online se Komisioni Hetimor nuk është menaxhuar mirë. Ai thotë se deputetët e...
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Trupat e tre turistëve të gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës kishin të gjithë plagë plumbash në kokë, thonë autoritetet....
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.