×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Schumer: Diaspora duhet të ketë të drejtën e votës në Shqipëri

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Kreu i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer i bën thirrje Departamentit të Shtetit të përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbështetur marrëveshjen për reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe kërkesën e diasporës shqiptare për të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë.

    Në një letër dërguar të hënën sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, Senatori demokrat Chuck Schumer shkruan se, “si senatori më me eksperiencë nga Nju Jorku, ku ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan dhe si përkrahës prej kohësh i demokracisë dhe vetvendosjes në Shqipëri dhe Balkan, ju shkruaj për të shprehur mbështetje për përpjekjet e fundit për të përmirësuar procesin zgjedhor në Shqipëri, një ndër demokracitë më të reja në Evropë”.

    Senatori Schumer e cilëson marrëveshjen që premton “të përmirësojë transparencën në administrimin e zgjedhjeve, depolitizimin e numërimit të votave dhe më shumë zgjedhje pa ndërhyrje në procesin elektoral” një hap të rëndësishëm përpara për Shqipërinë drejt shndërrimit në një demokraci plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian.

    Schumer bën thirrje që Departamenti i Shtetit, në veçanti Zyra për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, të mbështesë publikisht reforma të mëtejshme, përfshirë të drejtën e diasporës për të votuar që t’i ofrojnë më shumë ndikim edhe “një milion shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, përfshirë ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara”.

    “Në përputhje me praktikën në mbi 150 vende në të gjithë botën, përfshirë thuajse të gjitha vendet evropiane, shqiptaro-amerikanët duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje” nga vendet ku jetojnë aktualisht.

    Senatori Schumer shkruan se shqiptaro-amerikanët pasurojnë shoqërinë amerikane, janë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe duhet të kenë të drejtën të shprehin opinionin e tyre në çështje që prekin atdheun e tyre, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

    “Në emër të elektoratit tim shqiptaro-amerikan, ju nxis të mbështesni këto reforma shumë të rëndësishme dhe të nevojshme të demokracisë në Shqipëri”, shkruan Senatori Churck Schumer në mbyllje të letrës drejtuar Pompeos.

    Në Shqipëri, palët politike arritën në fillim të muajit marrëveshje për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.

    Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

    Ata kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve. /Zëri i Amerikës/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.