×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Musliu: Fitorja e thellë e Vuçiqit një “cunami” elektoral në Serbi

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Gazetari dhe korrespedenti shumëvjeçar në Beograd Fahri Musliu, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur të dielën në Serbi.

    Për fitoren e thellë të presidentit Aleksandër Vuçiq, Musliu në një lidhje direkte në Info Magazine  ka thënë se nuk ka pasur një fitore të tillë në histori.

    “Ky rezultat është vlerësuar si një cunami elektoral këtu në Serbi. Në histori nuk ka pasur rast që ndonjë parti të ketë marrë kaq shumë vota. As Millosheviqi nuk ka pasur një rezultat të tillë. Është për çudi se si një lider që është tetë vjet në pushtet dhe ka rezultatet kaq të mira. Unë nuk kisha me lidhë këtë fitore me bisedimet në Washington. Kjo nuk ka lidhje direkte, por indirekte ndoshta po sepse ai tani ka pushtet absolut. Ai do të mund ta formojë qeverinë vet, por ai ka paralajmëruar se në qeveri do të jenë figura që nuk e kanë kaluar pragun”.

    Musliu theksoi se gjatë fushatës Kosova nuk ka qenë temë kryesore.

    “Fushata që është zhvilluar këto ka qenë e zbehtë. Nuk është zhvilluar në publik por në televizion për shkak të pandemisë. Kosova nuk është temë këtu në Serbi. As në fushatë as Vuçiq dhe as Daçiq, nuk e kanë përmendur Kosovën, ndoshta Daçiq e ka përmendur kalimthi Kosovën. Nuk dihet aq shumë për takimin e Washingonit, mendohet se do të ketë diskutime ekonomike. Është paralajmëruar se takimi i Parisit më 17 korrik do të jetë takim më i nxehtë”.

    Ai shtoi se përplasje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për dialogun nuk është diçka e re.

    “Përplasja SHBA BE nuk është diçka e re. Edhe në takimin mes ministrit të Jashtëm rus Lavrov dhe presidentit Vuçiq, ka pasur përplasje gjatë vizitës që ai ka pasur javën e kaluar në Beograd. Vuçiq ka kërkuar që BE të jetë e përfshirë në dialog dhe ajo të zhvillohet në frymën e rezolutës 1244”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.