×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri shpërthen në lot pasi i dorëzoi mirënjohjen babait të Agon Musliut

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka shpërthyer në lot të premten pasi ia dorëzoi mirënjohjen post mortum babait të Agon Musliut, Naimit, si Personalitet i Vitit 2019-2020.

    Haziri fshinte lotët vazhdimisht, derisa fliste plot emocione babai I Agonit, Naimi, i cili ka vazhdruar me kritikat e mëdha në adresë të ish – kryeministrit, Albin Kurti dhe ish ministrave, Arben Vitia e Xhelal Svecla, të cilët i bëri përgjegjës për vdekjen tragjike të djalit të tij.

    Para se të adresonte akuzat, ai pati edhe urime.

    “I uroj të gjallët që janë nderuar me mirënjohje. Ishalla ata i gëzojnë, por edhe të vdekurit duhet t’i nderojmë”, ka thënë Naim Musliu, për të vazhduar akuzat.

    Albin Kurti e ka plot gojën Kosovë, e punon për Serbi. Më falë kryetar, por kam Kritika edhe për Komisionin e Kuvendit që nuk i thërret këta faqezinj (Albin Kurtin dhe Xhelal Seveclën). Po të kisha mundësi, do t’I kisha ndjekur me gjyq jashtë vendit, deri në pikën e fundit. Këta dy nuk e thanë asnjë fjalë për djalin tim…”, ka thënë Musliu, transmeton Mediafokus.info.

    “Ky njeri (Albin Kurti) po e qet rininë në rrugë dhe po i mashtron për poena politikë”, ka shtuar ai.

    Në këtë ngjajre, zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të Agon Musliut e ka kërkuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.