×
  • Lajme
  • Lajme

    Iniciohet hartimi i ligjit kundër sëmundjes COVID-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Grupit Ndërinstitucional për Menaxhim të Incidenteve, ku u vendos që për të menaxhuar më mirë dhe më efektshëm pandeminë, të iniciohet hartimi i koncept-dokumentit të ligjit për COVID-19.

    Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, theksoi se situata me pandeminë ditëve të fundit është e rënduar. Për këtë qëllim, ai tha se Ministria e Shëndetësisë ka hartuar dhe shpërndarë Manualin, i cili do të ndihmojë se si të vijojë qeverisja dhe biznesi në kushte pandemie, në të dy sektorët, publik dhe privat.

    “Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar udhëzues të bazuar në Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë për secilin institucion të vetin dhe është e gatshme t’iu ofrojë mostrën dhe t’i mbështesë me ndihmën e eksperteve të gjithë Qeverinë e Kosovës si tërësi”, theksoi Veliu.

    Ministri i MPB-së thekoi se udhëzuesi do të ndihmojë për vijimësinë e qeverisjes në kushte pandemie në institucionet përkatëse, por edhe institucioneve tjera që nuk janë të përfaqësuara në Grupin Ndërinstitucional, duke u kujdesur njëkohësisht që të mos ketë shkelje ligjore, “siç kishte ndodhur gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar”.

    Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vuri në dukje përkushtimin e tij dhe personelit shëndetësor për menaxhimin e situatës me COVID-19, pas lehtësimit gradual të masave, duke marrë për bazë sfidat e kohëve të fundit për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që janë infektuar.

    Ai kërkoi nga të gjitha institucionet publike dhe private që të zbatojnë Manualin që e ka hartuar MSH-ja, i cili është obligativ për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Njëkohësisht, të gjithë anëtarët e grupit apeluan qytetarët e Kosovës të kenë kujdes dhe disiplinë maksimale, me qëllim që të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos qenë të detyruar t’i rikthejmë masat kufizuese.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë, po presin deri në 1 orë për të dalë nga Dheu i Bardhë. Sipas të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u transmetua një intervistë ultra ekskluzive të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga Haga, ai...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Thaçi...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga është shprehur lirinë e fituar dhe shtetin e ndërtuar duhet trajtuar shumë seriozisht. Sipas Thaçit,...
    Lajme24 Korrik 2025
    Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për jetën që do ta bëjë pas lirimit. Thaçi tha se nuk...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.