×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritën aktakuzat e para për moszbatim të masave ndaj Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Prokuroria e Shtetit ka nisur ngritjen e aktakuzave ndaj personave që gjatë pandemisë Covid-19, nuk kanë zbatuar rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

    Më shfaqjen e rasteve të para më konronavirus në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë kishin marrë masa kufizuese për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit, ndër të cilat edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetareve dhe mbyllja e restoranteve, kafeneve e qendrave tregtare.

    Mirëpo këto masa nuk u zbatuan në përpikmëri nga qytetarët, gjë që ka rezultuar edhe me arrestimin e një numri të madh të tyre.

    Pas tre muajve, ka nisur edhe ngritja e aktakuzave për këtë raste, për veprën penale të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

    Njëra ndër to është Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka ngritur tre aktakuza të tilla, në Gjykatën Themelore në Pejë.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur, për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e gjykatës në fjalë, Tringa Zhuti.

    “N ë Gjykatën Themelore në Pejë janë pranuar tri Aktakuza për vepër penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, nga neni 250 i KPK-së.”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Zhuti.

    Ndryshe, në nenin 250 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” thuhet se: “Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”. /BetimiPërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.