×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani para europianëve: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencën online të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) tha se qëllimi i Kosovës është integrimi në BE.

    “Kjo konferencë shumë specifike sot do të trajtojë tri çështje të ndryshme dhe të gjitha ato kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme të qytetarëve tanë në rajon. Integrimi në BE është ndër qëllimet kryesore të politikës së jashtme të shumicës, nëse jo të të gjitha vendeve të rajonit”.

    “Qasja e re për t’u bërë anëtarë në BE ka ngritur dyshime tek disa që po pretendojnë se procesi është bërë më i komplikuar. Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë me të vërtetë tendenca primare e Komisionit dhe shteteve anëtare”.

    Osmani në këtë panel foli edhe për mjedisin dhe problemin me ndotje.

    “Ndryshimi i klimës dhe degradimi i mjedisit janë një kërcënim ekzistencial për të gjithë ne, përfshirë rajonin tonë. Për të kapërcyer këto sfida, Europa ka planifikuar një strategji të rritjes që shndërron Bashkimin në një ekonomi moderne, me efiçencë të burimeve dhe konkurrencës. Meqenëse Marrëveshja e Gjelbër Europiane siguron një udhërrëfyes me veprime për të rritur përdorimin efikas të burimeve duke lëvizur në një ekonomi të pastër, riprodhuese dhe për të rikthyer biodiversitetin dhe për të ulur ndotjen, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ne që të diskutojmë mbi modalitetet se si të shfrytëzojmë maksimalisht përfitimin për rajonin tonë gjithashtu”.

    Osmani tha se sfidë për Kosovën mbetet edhe sigurimi i kushteve për të rinjtë, të cilët regjistrohen dhe mbarojnë studimet e tyre në universitetet më të mira në të gjithë botën dhe kthehen në vendlindje. Ajo tha se dëshiron të marrë këshilla për këtë çështje që të përfitohet nga formimi intelektualë i tyre.

    “Jam e lumtur që do të dëgjojmë panelistët të diskutojnë mbi këtë çështje shumë të rëndësishme dhe mezi pres të marr disa këshilla dhe ide të shkëlqyera në lidhje me këtë çështje”.

    Në fund, Osmani riafrimoi angazhimin e Kosovës në forcimin e bashkëpunimit rajonal për t’u bërë një partner të besueshëm në rajon që garanton stabilitetin, paqen dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

    “Në fakt, Kosova tashmë e ka provuar këtë në faza të ndryshme të historisë. Unë do ta konfirmoj këtë përkushtim në seancën plenare të së mërkurës me kryetarët e parlamenteve nga anëtarët e SEECP dhe partnerët e tjerë”.

    “Shpresoj që shtetet anëtare të BE-së do ta dëgjojnë thirrjen tonë të zëshme për trajtimin e ndershëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe të na japin liberalizimin e vizave pasi të jenë përmbushur të gjitha kriteret”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.