×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK mirëpret reagimin e Prokurorisë në rastin e Gazetës Online “Insajderi”

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e mirëpret arrestimin e njërit nga personat e dyshuar për sulme kibernetike ndaj Gazetës Online “Insajderi”, Ardian Alaj.

    Arrestimin e Alajt e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Alaj dyshohet për veprat penale, “Hyrje në sisteme kompjuterike”, “Vetëgjyqësia” dhe “Keqpërdorim i besimit” ndaj Gazetës Online “Insajderi” dhe disa mediave tjera.

    “Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se hetuesit policorë kanë zbatuar vendimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë për arrestim dhe ndalim e të dyshuarit A.A (1985) nën dyshimin për kryerje të veprave penale: ‘Hyrje në sisteme kompjuterike, neni 327 i KPRK-së’, ‘Vetëgjyqësia, neni 410 i KPRK-së’ dhe ‘Keqpërdorim i besimit, neni 330 i KPRK-së’. I dyshuari, me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Krahas këtyre veprave penale, në portalin insajderi.com, javëve të fundit janë publikuar edhe shkrime linçuese ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi, të cilët e kanë në pronësi portalin “Insajderi”. AGK kërkon nga strukturat kompetente të sqarojnë urgjentisht rastin e Gazetës Online “Insajderi” dhe të informojnë publikun për masat që do të ndërmarrin. Zvarritja e këtij procesi rrezikon 43 punëtorët e këtij mediumi që të mbesin pa paga./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese. Nesër do...
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj për Front Online ka folur edhe në lidhje me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje....
    Opinione24 Korrik 2025
    Shkruan: Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta....
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen...
    Lajme24 Korrik 2025
    Fatmir Limaj për Front Online ka sqaruar se nuk ka ende një takim të përcaktuar me kryeministrin Albin Kurti “Nuk kemi takim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.