×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla videokonferencë me Kosnett, merr përkrahje për Vetingun Diplomatik

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka mbajtur një videokonferencë me ambasadorin e SHBA-ve nëë Kosovë Philip Kosnett.

    Ajo ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin amerikan për gjendjen aktuale në këtë ministri ashtu si edhe për prioritetet që ka ajo, me theks të veçantë për Vetingun Diplomatik.

    Haradinaj-Stublla ka shtuar se “lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika”.

    Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla në Facebook:

    Në një videokonferencë shumë përmbajtësore dhe të përzemërt me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari i përket botës së udhëhequr nga Amerika.

    E njoftova Ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të Vetingut Diplomatik.

    U dakorduam që të thellojmë e fuqizojmë bashkëpunimin bilateral, sidomos në koordinimin dhe përafrimin e objektivave të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndërtimin e bashkëpunimit me mekanizmat e NATOs.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.