×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell pyet diplomatin gjerman: Përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët?

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur një rol aktiv gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, ka komentuar paralajmërimin e fillimit të dialogut përmes një postimi në Twitter, ai ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në, e kësaj i ka reaguar menjëherë Grenell, duke thënë se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët.

    Pas lajmit nga i dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, ka pasur reagime të shumta, e ndër ta ka qenë edhe diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger.

    Lexo Edhe:
    Grenell pyet diplomatin gjerman: Përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët?
    Ischinger ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.

    “Në rregull – por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të grupit të kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Troika 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

    Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Grenell, i cili ka replikuar me të, duke thënë se ne i mirëpresim edhe veprimet nga BE, e jo vetëm fjalët.

    Ai tutje i ka thënë Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë më shumë.

    “Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell.

    Ndryshe, nga viti 1995 deri në vitin 1998 Wolfgang Ischinger ka qenë drejtor politik në ministrinë e jashtme dhe bashkë me diplomatin e SHBA, Riçard Holbruk, ka qenë pjesëmarrës aktiv në arritjen e marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje-Hercegovinë. Një rol aktiv mori Ischinger, në pranverën e vitit 1999 gjatë bombardimeve të NATO’s në luftën e Kosovës, duke u përpjekur intensivisht për ta vënë në lëvizje Rusinë për një politikë të përbashkët ndërkombëtare ndaj Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.