×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadori amerikan në Rusi: Dënimi i ish-marinsit i kërcënon marrëdhëniet tona

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Sullivan, ka thënë se dënimi i ish-marinsit amerikan, Paul Whelan, me 16 vjet burgim për spiunazh do t’i dëmtojë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit.

    Avokati i Whelan-it tha pas vendimit të gjykatës se klientit të tij i është thënë se do të jetë pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me një shtetas rus që po mbahet në Shtetet e Bashkuara, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thënë se e ka propozuar këtë shkëmbim në shumë raste.

    Paul Whelan u dënua me 16 vjet burgim nga një gjykatë ruse nën akuzën se ka spiunuar në dobi të Shteteve të Bashkuara.

    Moska thotë se Whelan është kapur me një USB që përmbante të dhëna të klasifikuara. Ëhelan është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se ka menduar që USB-ja, që e kishte marrë nga një mik rus, përmbante fotografi të pushimeve.

    Prokurorët rusë, të cilët e kanë akuzuar Whelan-in se ka qenë së paku kolonel i inteligjencës ushtarake në Shtetet e Bashkuara, kishin kërkuar nga gjykata që ai të dënohej me 18 vjet burgim dhe që dënimin ta vuante në një burg të sigurisë së lartë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.