Një person i dyshuar ka thyer xhamin e derës së një lokali në Prizren, ku janë lënduar ai dhe pronari i lokalit
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Prizren, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka thyer xhamin e derës së lokalit të viktimës mashkull kosovar si dhe ka lënduar pronarin dhe veten, pasi ishin përleshur mes vete”, thekson raporti.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.