×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Gastronomeve kërkon të rishikohet vendimi për hapjen e klubeve të natës

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka bërë thirrje nga organet kompetente që të rishikohet vendimi për hapjen klubeve të natës.

    Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë thotë se pasojat që ka sjellë virusi në sektorin e gastronomisë e sidomos në klubet e natës, janë të mëdha.

    “Pasi që shumica e veprimtarive në Kosovë vetëm kanë filluar punën jemi vetëm ne Klubet e natës që mbi supet tona po i bartim ende pasojat financiare dhe fatalitetin komercial të këtij virusi. Kishim me mijëra të punësuar dhe me miliona euro investime, këta mijëra të rijnë që punonin tek ne dhe nuk e ndjemë as një ditë dorën e shtetit kur kishin më së shumti nevojë me të drejt ju themi se ju ka humbur durimi”, thuhet në njoftim

    Sipas Shoqatës, tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rrezikshme se veprimtaria e klubeve të natës, për të cilën thonë se mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojnë punën.

    Ata kanë kërkuar që nga 1 korriku të lejohet hapja e tyre, përndryshe ata kanë paralajmëruar hapa më radikal.

    “Nuk është e drejt që vetëm ne të penalizohemi. Presim që kërkesa jonë legjitime do të has në mirëkuptim deri në fund të javës të datës 19 Qershor 2020 ose në të kundërtën deklarohemi publikisht se pas kësaj date ne me nuk marrim përgjegjësi për: kredit ndaj bankave komerciale, obligimeve ndaj ATK, obligimeve për qiratë ndaj AKP dhe qiradhënësve private, rrogave të punëtorëve, obligimeve tjera financiare”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.