
Një aksident trafiku ka ndodhur sot para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Shkup, në Kaçanik të vjetër, raporton Front Online.
Siç shihet në fotografitë e dërguara nga lexues të Front Online, në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk raportohet për persona të lënduar.
Front Online do të ju mbajë të informuar.
