
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga kjo parti në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, raporton Front Online.
Me këtë rast në shesh ka performuar edhe grupi “Troja”, të cilët kanë argëtuar pjesëmarrësit në tubim.
Ky tubim është organizuar për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si dhe për 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie. /Front Online