
Ka filluar tubimi i lëvizjes Vetëvendosje i cili është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, të Prishtinës, për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si dhe për 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie, raporton Front Online.
Mijëra përkrahës të kësaj partie i janë përgjigjur thirrjes së liderit të VV-së, Albin Kurti, për t`u bashkuar në këtë tubim, i cili është duke u mbajtur, pavarësisht shtimit të rasteve me Coronavirus ditëve të fundit. /Front Online
