×
  • Lajme
  • Lajme

    Prestreshi konfirmohet pozitiv me COVID-19, AKK-ja punon me kapacitete të kufizuara

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me virusin korona.

    Për këtë arsye, Prestreshi thotë se AKK’ja është duke punuar me kapacitete të kufizuara. Ai ka bërë të ditur se edhe kolegët e tij i kanë bërë testet dhe janë duke pritur rezultatet.

    “Menjëherë sapo më është konfirmuar rezultati, unë kam njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve. Përveç tyre, kam njoftuar edhe personat e tjerë më të cilët kam pasur kontakt këto ditë. Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë”, ka thënë ai, derisa ka lajmëruar se gëzon shëndet të mirë dhe është izoluar në shtëpi.

    “Unë gëzoj shëndet të mirë dhe aktualisht jam vetëzoluar në shtëpinë time dhe po respektoj udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për ta tejkaluar këtë situatë. Uroj që të gjithë kolegët e AKK-së të jenë mirë më shëndet dhe sa më shpejt t’i rikthehemi punës në kushte normale”, tha ai.

    https://www.facebook.com/valonpress3/posts/10216564058753847

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.