
Në Dubravë është arrestuar një femër e dyshuar, tek e cila gjatë kontrollit të gjësendeve janë gjetur 14 qese me marihuanë, me peshë rreth 2.4 gramë dhe dy qese me kokainë rreth 0.7 gramë, të cilat ishin konfiskuar.
Policia e Kosovës njofton se po ashtu është arrestuar edhe një mashkull i dyshuar, i cili kishte përgatitur fshehjen e substancave.
Pas intervistimit të personave, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.